Gjuetarët e Thesarit/ Fillojnë shkëndijat në grupe. Eltoni e krahason Irmën me….

Episodi i dytë i reality show-t “Gjuetarët e Thesarit” transmetuas të dielën në ekranin e RTV Ora si dhe në kanalin e youtube të Gota News ishte plot adrenalinë, të papritura, zbulime, sfida, sporte ekstreme dhe etje për të gjetur thesarin.

Kur Silvi Fort u tha gjuetarëve se do niseshin drejt lokacionit tjetër ia bëri të qartë se në këtë sfidë secili luante për veten e vet.

Nuk munguan batutat dhe të qeshurat nga grupi me pjesëmarrës Eltonin, Xhoin, Anën dhe Uendin, të cilët u treguan shumë dinakë me mënyrën se si vendosën të shkonin drejt gjetjes së indicies së radhës.

Në një bashkëbisedim me derrat e zonës për të ironizuar pjesëtarët e grupit tjetër u dëgjua ky dialog që ngjalli shumë të qeshura në grup dhe tek telespektatorët.

Eltoni gjatë bisedës me derrat duke ironizuar gjuetaren e grupit tjetër, Irmën, tha: “Do shkojmë të gjejmë thesarin o Irmushe e vogël ti, o e bukra e dhetut ti. O Irma do shkojmë të gjejmë thesarin? Ne po nisemi para ju prisni këtu, ti Irma mos lëviz nga vendi, ndërsa ti Frojsi bëj një tekst kënge derisa të vijmë ne!”

I pyetur nga Silvi Fort për momentin kur po flisnin me derrat Xhoi u shpreh: “Unë po shihja shokët e mi të skuadrës që janë zoologë, të cilët po flisnin me derrat dhe po përpiqesha t’i kuptoja dhe me aq sa munda ata u kënaqën me derrat dhe kanë bërë shumë diskutime të këndshme, frytdhënëse.”

Ishte kjo një ndër skenat që 4 pjesëtarët e këtij grupi vendosën të sillnin që në minutat e para të episodit të dytë duke shkaktuar shumë të qeshura, jo vetëm tek grupi i tyre por edhe tek grupi tjetër që e priti me shumë sportivitet këtë diskutim.

Gjuetaret e Thesarit / Episodi 2 - Gota News (Reality Show in Albania)

SHKARKO APP