FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruaja lind në autobus, kompania i dhuron vogëlushes udhëtime falas

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje e cila e ka lindur fëmijën e saj në autobus. E porsalindura Zenep ka ardhur në jetë të mërkurën e 8 majit në një autobus, midis Parisit e Lille.

Nëna e saj po udhëtonte nga Barcelona për në Bruksel, por në gjysmë të rrugës i plasën ujërat. Shoferi ndaloi menjëherë në një stacion shërbimi në Ressons, kur kanë qenë vetëm orët e para të mëngjesit.

Për kompaninë e autobusëve ishte hera e parë në histori që përjetonin një ngjarje të tillë, ndërsa lindja ka qenë e suksesshme dhe nëna së bashku me foshnjën janë transferuar në një spital aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si nëna edhe vogëlushja janë në gjendje të mirë shëndetësore, e ndërsa për t’i bërë sa më shumë të lumtura kompania vendosi të ofronte për vogëlushen udhëtime falas deri në një moshë madhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?