I jepte vajzës gji teksa ngrinte mocion në Parlament

Një senatore në Australi ngriti një mocion në Parlamentin federal australian, ndërsa ushqente me gji vajzën e saj 14 muajshe. Ajo prezantoi mocionin të enjten, ndërsa përfaqëson të Gjelbrit nga Queenslandi. Mocioni ka të bëjë me sëmundjen e mushkërive të zeza që prek zakonisht minatorët. Kishte edhe nga ata që nuk e pëlqyen aktin e saj, duke shprehur fjalë fyese. Vendimi i senatores për të ushqyer me gji vajzën në Parlament gjithashtu i shkaktoi mesazhe të panumërta përkrahjeje dhe lavdërimi për guximin e treguar. “Vazhdoni të bëni atë që po bëni – sfidoni stereotipet dhe udhëhiqni me shembull. Ndryshimi është shumë i rrallë – unë jam krenar për ju”, tha një grua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?