FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Infermierja ndërron jetë pas 42 vitesh në koma

Një infermiere indiane, që ishte në koma prej 42 vjetësh, pas një përdhunimi seksual, ndërroi jetë në një spital të Mumbait. Lajmi bëhet publik nga agjencia e shtypit, Ians.

Disa ditë më parë, kushtet e Aruna Shabaug, 67 vjeçe, ishin rënduar për shkak të problemeve me mushkëritë dhe ishte transferuar në reaminacion.

Gruaja nga Karnataka ishte në koma të thellë që prej vitit 1973, pasi ishte përdhunuar nga një koleg infermier në spitalin ku punonte, King Edëard Memorial Hospital. 

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu kishte përdorur një zinxhir çeliku që ia kishte lidhur rreth qafës, duke i shkaktuar edhe dëmtime në tru. Çështja e saj u rishfaq në kronika në vitin 2011, kur Gjykata e Lartë indiane refuzoi një rekurs të një mikeshës së saj, gazetares Pinki Virani, që donte të përdorte eutanasinë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtarët kishin thënë se Aruna “ishte në përkujdesje me mjaft dashuri nga koleget e saj infermiere dhe se ata nuk donin që të vdiste”. Sipas shtypit indian, asnjë pacient tjetër në botë nuk ka qëndruar për kaq shumë vite në gjendje kome.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?