FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky është njeriu më i armatosur në Amerikë

Një koleksionues i armëve i njohur si Dragon Man krenohet me veten si njeriu më i armatosur në Amerikë. 71 vjeçari Mel Bernstein ka më shumë se 200 armë automatike, 80 makina ushtarake e raketa-hedhës të panumërt në emrin e tij. Bernstein, i cili është nga Brooklyn i New York-ut, është i fiksuar pas armëve, aq sa edhe në dhomën e gjumit ka me qindra armë të varura në mur, e që sipas tij kjo e bën të ndihet ‘rehat’. Bernstein ka më shumë se 37 mijë ndjekës në Facebook, të cilët e shikojnë jetën e tij në një tokë rreth 100 hektarësh në El Paso County të Colorados, të cilën ai e quan Dragon Land. Ai e ka marrë këtë pseudonim sipas motoçikletës së tij në stilin e dragonit. Koleksioni i armëve të Bernstein, sipas tij vlejnë rreth 8 milionë dollarë, ndërsa ka edhe bunker të Luftës së Dytë Botërore në emrin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?