Mbijetesa e pabesueshme në oqean vetëm nga xhinset

Ajo arriti të shpëtonte në ujërat e oqeanit në Zelandën e Re falë xhinseve të saj. Aventura e një turisteje gjermane e quajtur Arne Murke, është e pabesueshme.

Ajo ishte në oqean duke lundruar në bordin e një anije prej 12 metrash bashkë me vëllain e saj, Helge. Ata do të lundronin nga Zelanda e Re për në Brazil.

Vajza nga Oldenburgu përfundoi në ujë kur njëri prej litarëve të lidhur me direkun e anijes u këput.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arne nuk kishte një jelek shpëtimi dhe ishte veshur vetëm me një T-shirt dhe xhinse. Helge u përpoq t’i hidhte asaj litarin dhe jelekun e shpëtimit, por vajza nuk qe në gjendje t’i kapte ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhinset

Sidoqoftë, për fat të mirë, Arne kujtoi një truk që kishte mësuar vite më parë, i cili lejoi që t’i transformonte pantallonat e tij në një pajisje shpëtimi për të qëndruar mbi ujë.

“Kam marrë frymë thellë. Pasi hoqa xhinset, i kam bërë nyje në fund të këmbëve dhe i kam fryrë ato. Pasi u mbushën me ajër, dolën mbi ujë. Kështu, pata një jelek shpëtimi“, tha ajo.

“Gjilpëra në kashtë”

Ndërkohë, autoritetet u alarmuan menjëherë dhe disa anije dhe avionë, duke përfshirë edhe Shërbimin e Helikopterëve të Shpëtimit të Lowe, nisën punën për të gjetur Arne. Helikopteri kaloi dy orë duke vëzhguar ujërat në zonë, para se ekipi të gjente vajzën, duke e shpëtuar atë.

“Paramendoni të jeni në mes të oqeanit për dy orë pa ndonjë ide nëse do të shpëtoheni, me dallgë 2.5 metra që e shtynë njëra-tjetrën”, tha Ian Wilmot nga  shërbimi i shpëtimit. “Gjetja e vajzës në ujë ishte si gjetja e një gjilpëre në kashtë”, shtoi ai.

Wilmot i tha DW se Arne ishte “jashtëzakonisht me fat që është gjallë“, duke shtuar se kishte përfunduar në ujë pa një jelek shpëtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?