FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miliarderi kinez çon stafin e tij me 6400 veta për pushime në Francë

 

Presidenti i kompanisë Tiens Group, Li Jinyan, rezervoi 140 hotele në Paris, ku grupi i  tij vizitoi Luvrin dhe vende të tjera kulturore në një nga qytetet më të famshme në botë.

Grupi i madh i turistëve vazhdoi rrugën për në Rivierën Franceze, ku Li Jinyam rezervoi 4,760 në 79 hotele me 4 dhe 5 yje në Kanë dhe Monako.

Swiss Digital Desktop Reklama

U deshën 147 autobuzë për t’i dërguar turistët nëpër hotelet e tyre, dhe zyrtarët e Guinnes Ëorld Record vendosën ta vlerësonin këtë vizitë si zinxhiri më i madh njerëzor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miliarderi bashkë me 6400 punëtorët e tij festuan 20 vjetorin e partneritetit mes kompanisë kineze dhe rajonit francez.

Pritet që Franca të ketë një fitim prej 33 mln eurosh nga kjo vizitë.

Grupi pritej të shpenzonte 13 mln euro në Paris, në Kullën Eifel, në Harkun e Triumfit dhe në Luvrë.

Ndërsa Nisa pritet të ketë një fitim prej 20 mln eurosh, më shumë për hotelet.

Li Jinyan, 57 vjeç, listohet si një nga miliarderët më të pasur në listën Forbes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?