FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modelja që mashtroi për rrëmbimin e vajzës së saj 12 vjeçe

Një modele në Florida është arrestuar, pasi krijoi skemën e rrëmbimit të vajzës 12 vjeç për të futur në kurth partnerin e saj në biznes. Tammy Marie Steffan, 36 vjeç u arrestua për neglizhencën e fëmijës dhe për raportimin e rremë në polici. Ajo është një modele e njohur për mbajtjen e peshave dhe trajnere personale në palestër. Fillimisht, Steffan telefonoi policët me 14 korrik për t’i thënë se një burrë i kishte marrë vajzën nga duart dhe e kishte shtyrë. Më pas i tha se ishte braktisur së bashku me të bijën, si dhe dyshonte se pas kësaj fshihej partneri i saj në biznes. Por, në hetimet e policisë u zbulua se ortaku i modeles ishte në Tampa në periudhën e rrëmbimit dhe nuk kishte lidhje me çështjen. Në të vërtetë, ajo kishte paguar që të krijonte këtë skenë krimi që ta fuste në kurth, por nuk ia doli. Nuk është vendosur ende sa do të dënohet, por i është caktuar shifra e dëmshpërblimit prej 10.150 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?