FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Montreal, punëtorët nuk largojnë makinën për të shtruar rrugën

Montreal është qyteti më i madh në provincën Quebec të Kanadasë, ndërkaq vendi i dytë më i populluar në Kanada pas Torontos. Megjithatë, njerëzit në Montreal njihen edhe për shakatë e tyre kur bie fjala tek ndërtimet në qytet. Fotografia e mëposhtme e tregon më së miri këtë gjë. Teksa punëtorët ishin duke shtruar rrugën në Bulevardin “René Lévesque”, shumë pranë trotuarit gjendej një veturë, të cilën ata nuk kishin kërkuar ta lëvizin, por që rrugën e shtruan përreth saj. Pas kësaj, në rrjetet sociale shpërtheu humori, duke thënë se ky rast i çoi gjërat në një nivel tjetër në Montreal. Një koment në twitter në lidhje me këtë rast ishte se Montreali meriton një slogan të ri. “Montreal – Aty ky punimet në rrugë nuk përfundojnë kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?