FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në shitje laku i varjes së Saddam Hussein-it, ofrohen 7 milionë dollarë

Laku me të cilin u var ish-presidenti i Irakut, Saddam Hussein në vitin 2006 ka dalë në shitje. Deri më tani çmimi i tij ka shkuar në 7 milionë dollarë. Interes për blerjen e lakut kanë shfaqur disa biznesmenë të pasur nga Kuvajti, Irani dhe Izraeli.

Copa e litarit është ruajtur nga Mowaffak al Rubaie , këshilltar i sigurisë kombëtare të Irakut në mes të viteve 2004 – 2009. Lajmi për shitjen e tij nuk është konfirmuar nga qeveria, por disa vende të Lindjes së Mesme kanë shfaqur interes të madh dhe janë vënë në gjueti të lakut.

Më 30 dhjetor 2006, Sadami u ekzekutua pas vendimit të Gjykatës Speciale të Irakut, e cila e akuzoi për krime kundër njerëzimit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutimi i tij ka shkaktuar polemika rreth botës. Video e varjes së në litar, Saddam Hussein –it u transmetua nga mediat në mbarë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?