Një “selfie” para se të vijë në jetë foshnja

Kat Armendariz është një vajzë nga Texas, që mori vëmendjen e të gjithëve, pasi bëri një ‘selfie’ me motrën e saj, e cila ishte gati për të lindur. Supozohej që t’i qëndronte pranë të motrës, por nuk mund t’i rezistonte momentit kur ajo po bërtiste nga dhimbjet, ndërsa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali. Ajo e shpërndau fotografinë në rrjete sociale, duke e shoqëruar me tekstin: “Selfie! Ndërkohë që motra ime është gati të lindë një fëmijë.” Arriti të merrte shumë klikime menjëherë, që ishin 496 mijë shikime dhe 1 mijë komente, ndërkohë që u shpërnda edhe në faqe të tjera. Profesioni i Kat është fotografe dhe në një intervistë për Mashable sqaroi se motra e saj nuk kishte dhimbje në atë moment dhe e quajti si një ndër gjërat më të bukura të asaj dite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?