Nuk i ndërtoi tualet, 7-vjeçarja quan babain “mashtrues” dhe e denoncon në polici

Një vajzë 7-vjeçare nga India shkoi në polici pasi babai i saj theu premtimin për të bërë një tualet.

Hanifa Zaara i shkruajti një letër zyrtarëve ku i thoshte se babai e kishte mashtruar dhe duhej të arrestohet. Më pas shtoi se ndihej e turpëruar sa herë që duhet të dilte jashtë për të kryer nevojat personale.

Sipas statistikave të Unicef, shumë indianë nuk kanë tualete dhe rreth 500 milionë prej tyre i kryejnë nevojat në ambient të hapur.  Edhe kur shohin vende që kanë tualet, ata nuk i përdorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hanifa jeton me prindërit e saj në Ambur dhe nuk ka patur kurrë tualet në shtëpinë e saj. Ajo tha për korrespondentin e BBC se shumë familje në lagje e kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, i kërkoi babait të ndërtonte tualet në shtëpi. “Unë isha e turpëruar për të dalë jashtë dhe ndihesha keq kur njerëzit më shihnin mua”, tha Hanifa.

Për kërkesën që i bëri të atit, u frymëzua nga shkolla, ku mësoi se çfarë problemesh shkaktohen kur nuk shkon në tualet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?