FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paguan 92 mijë euro për tu ngjitur në Everest, i mashtron udhërrëfyesi, alpinistët shpëtojnë mrekullisht

 

Një ekip prej tetë alpinistësh greke, të cilët kishin udhëtuar në Kathmandu për tu ngjitur në malin Everest kanë arritur t’i shpëtojnë tërmetit falë një mashtrimi të bërë nga personi që do t’i shoqëronte ata për në mal.

 

Pasi u ka marrë nga 11 500 euro për person që t’i shoqëronte drejt majës së malit, udhërrëfyesi nga Nepali nuk ka shkuar të nesërmen në vendin e takimit, duke i lënë të zhgënjyer alpinistët grekë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin tek autoritetet vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nesërmen ata kanë vendosur që të kthehen në Greqi, vetëm një ditë përpara tërmetit 7.6 të shkalles Rihter, pa arritur të realizojnë ëndrrën e tyre për t’iu ngjitur Everestit.

 

Por ky mashtrim u ka shpëtuar jetën atyre, sepse qëndrimi në Nepal e aq më tepër ngjitja në Everest do të kishte rezultuar fatal për ata.

 

Nga tërmeti i të dielës në Nepal humbën jetën mbi 3 900 persona.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?