FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paul Barton, pianisti që luan muzikë për elefantët

Thuhet se elefanti nuk harron kurrë dhe sigurisht edhe ata që janë pjesë e “Elephants World” në mes të pyllit të Tajlandës nuk bëjnë përjashtim dhe me siguri nuk do ta harrojnë Paul Barton.

Pianisti anglez nga Yorkshire, i cili ka lënë skenat e ishullit britanik dhe është transferuar prej disa vitesh në Bankok, tani interpreton për një audiencë të veçantë dhe shumë më të madhe, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai luan për elefantë muzikë klasike, kryevepra të Beethoven, Bach, Debussy, Ravel etj

Kafshët e parkut “Elephants World” janë kryesisht në moshë të madhe, disa të verbër, disa lëvizin me vështirësi e të tjerë me probleme shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Romantiken “Clair de Lune” të kompozitorit francez Claude Debussy, kësaj here Paul Barton po e luan për elefanteshën 80 vjeçare Ampan. Ajo është e verbër nga njëri sy kurse nga tjetri shikon vetëm 40 %. 80 vite janë shumë për një elefant, rreth 10 vite më shumë sesa masatarja e jetës natyrore të elefantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?