FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pesë shpendët më të shpejtë, arrin deri në 389 kilometër për orë

Shpendët janë të shpejtë, por më poshtë po ju informojmë me 5 me të shpejtët.

1- Skifteri Peregrine, i njohur ndryshe dhe me emrin Peregrine.

Ky grabitqar është i njohur për shpejtësinë e tij që mund të arrijë deri 322 km/orë në momentin e gjuetisë, duke qenë kështu “mbreti” i shpejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një emisioni të realizuar nga National Geographic, shpejtësia maksimale që mund të arrihet prej këtij skifteri është regjistruar 389 km/orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një shpejtësi më e lartë se edhe shumica e makinave më të shpejta në planet.2- Gushëbardha bisht gjilpërë, e njohur ndryshe dhe me emrin “shpinë përbaltura” është një zog tepër i shpejtë.

Megjithëse radhitet në vendin e dytë , është zogu më i shpejtë që duke përplasur krahët mund të fluturojë me një shpejtësi që arrin 170 km/orë.

Eshtë një zog që jeton pothuajse gjithë kohën në ajër, dhe nëse nuk e ka të nevojshme nuk ulet kurrë në mënyrë vullnetare në tokë, jeton me insektet që kap me sqep duke fluturuar.Image3- Zogjte Frigate, siç shihet dhe nga emri, janë zogj që jetojnë në oqeane dhe kanë emra të ndryshëm, Zogu Piratëve, Zogu i Njeriut të Detit, etj.

Vijnë nga familja Fregatidae dhe janë 5 specie të ndryshme të dala nga kjo gjini, dhe fluturojnë deri në 153 km/orë. Jo pak për një zog realitivisht jo të vogël në trup, apo jo?Image4- Rosa e familjes Plectropterus gambensis, është radhitur shpendi i katërt për shpejtësinë që mund të arrijë një shpend gjatë fluturimit. Kjo lloj rose jeton në disa zona të Afrikës. Ka një gjatësi trupore prej 75-15 cm dhe një peshë mesatare prej 4-6.8 kg.

Ky zog, është zogu më i shpejtë nga familjet e ”rosave” duke arritur një shpejtësi prej 142 km/orë.Image5- Në vendin e pestë do të radhitet sërish një rosë, por kjo është një rosë zhytëse dhe jeton në vende me ujëra të ëmbla.

Ajo quhet rosa Merganser ( Mergus serrator) por njihet me emra të ndryshëm pasi gjendet në shumë vende si; Amerika e Veriut, Groenlanda, Europe dhe Azi. Në fluturim kjo rosë mund të arrijë një shpejtësi prej 129.07 km/orë.Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?