Peshonte 266 kg, vdes nga organi gjenital

Një grua e shkatërruar pa djalin e saj të vdiste nga një kancer i rrallë i penisit, ndërsa nuk iu bënë dot as skanimet e nevojshme për shkak se ishte shumë i shëndoshë për t’u vendosur në skaner. Paul Humphrey, 37 vjeç nga Grimsby, Lincs peshonte 266 kg kur u diagnostikua shtatorin e kaluar me kancer penile, një formë e rrallë e kancerit që zhvillohen në lëkurën e penisit. Por, zbulimi i sëmundjes së rëndë u vonua për shkak se Paul ishte tejet i madh për t’u futur në skanerin CT, pohon mamaja e tij. Gruaja 58 vjeçare kujton se pa tmerr për dy dekada, pasi pesha e djalit të saj u rrit jashtëzakonisht shumë kur mbaroi shkollën. Asgjë nuk e ndihmoi të binte në peshë, derisa u diagnostikua me kancer në penis. Paul kaloi dy vjet në dhimbje me zonën e tij gjenitale dhe pavarësisht se kërkoi teste, Linda pretendon se atij gjithmonë i ishte thënë se ishte shumë i rëndë për skanerët CT ose MRI. Por pas diagnozës së tij, Paul humbi 76 kg, ndërsa u trajtua në spital për kancer. Pavarësisht se hoqi të gjithë penisin e tij në përpjekje për të mbijetuar, tashmë ishte tepër vonë – kanceri ishte termina. Linda, nëna e tij i tha lamtumirë djalit të saj të shtunën para se të vdiste atë mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?