Po ecte përgjatë bregut, gruaja zbulon peshkun misterioz me “dhëmbë njeriu”

Maleah Burrows ishte duke bërë një xhiro në bregun e ishullin St. Simons në Georgia, SHBA në momentin që pa një peshk të ngordhur.

Por, vetëm kur u afrua për ta parë më mirë, ajo e kuptoi se gjallesa e detit kishte ‘dhëmbë njeriu’.

Duke folur për zbulimin e çuditshëm, ajo tha:

Swiss Digital Desktop Reklama
Ne ishim duke ecur përgjatë plazhit ndërsa si ishte nxjerrë nga deti në breg dhe na tërhoqi vëmendjen. Fillimisht mendova se ishte një peshk i thjeshtë asgjë emocionuese, por gjithsesi dëshiroja t’i tregoja djalit tim trevjeçar. Pastaj kur u afruam pashë të gjitha dhëmbët dhe u trondita, sepse kurrë nuk kisha parë ndonjë gjë të tillë!”

Sipas raporteve, ajo që Maleah kishte gjetur ishte një peshk që mban emërtimin ‘kokëdele’, ky lloj peshku i përdor dhëmbët e tij për të shtypur karkaleca, gaforre dhe midhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata zakonisht gjenden përgjatë brigjeve të Gjirit dhe Atlantikut të SHBA-ve, dhe ‘Sheepshead Bay’ në New York City ka marrë emrin pas tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?