Propozim martese “jashtë botës” në një balonë sondë!

Propozim martese jashtë nga bota për një çift të fejuarish amerikanë, që shkëmbyen premtimin e madh falë ndërmjetësimit të një arushi të bardhë prej pellushi me një zemër të madhe të kuqe të lëshuar në kufijtë e atmosferës me një balonë sondë. Mbrapa arushit ndodhet një pamje e mrekullueshme e Tokës, ndërsa në plan të parë kartolina ku shkruhet, “Amy, je me të vërtetë përtej botës! A do të martohesh me mua?”. Kjo sipërmarrje që përfundoi me një “po”, u sajua nga Erik Rasmussen, një i apasionuar për hapësirën që jeton në Oregon. Ky djalosh me 500 dollarët që harxhoi për këtë mesazh, jo vetëm që pushtoi përgjithmonë zemrën e së dashurës, por kontribuoi gjithashtu financiarisht në projektin “Earth to sky calculus”, nëpërmjet të cilit studentët kalifornianë lëshojnë balona sondë për të matur efektet e rrezatimit mbi atmosferën e tokës dhe për të kërkuar forma të reja jete në zonën më ekstreme, atë të stratosferës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?