Psikologu që varros pacientët të gjallë, arsyeja është mjaft e veçantë

Një metodë e pazakontë është zbuluar pak kohë më parë, në një fshat pranë kryeqytetit të Kievit.

Një banor i fshatit gjeti mes pemëve 12 arkivola bosh dhe dhjetëra gropa të sapo hapura.

Ai zbuloi se ato ishin pjesë e trajtimit të pazakontë të një psikologu ukrainas, Andrey Zhelvetro, i cili i varroste njerëzit me vetëm një qëllim, t’i bëjë të ndihen gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjëja e parë që bëri ishte të lajmëronte policinë, ku nga hetimet e kryera u zbulua se gjithçka ishte ideuar nga psikologu Zhelvetro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se ishte pjesë e një trajtimi psikologjik që bënte me pacientët e tij, në mënyrë që të ndiheshin gjallë, dhe se gjatë kohës që qëndronin nën tokë merrnin frymë me një tub.

Gjithçka u përmbyll me shtrëngim dore me policinë, pasi pacientët e tij deklaruan se groposeshin vullnetarisht dhe se Zhelvetro nuk kishte bërë asnjë krim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?