FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Që ushqimi i dasmës të mos ikë dëm

Dasma mbaroi. Të ftuarit u shpërndanë. Para se të kalojmë tek thashethemet e pas-dasmës, që atë natë përballemi me shqetësimin e parë. Çfarë të bëjmë me ushqimin e mbetur. Shumica e të ftuarëve i lanë pjatat bosh dhe të dhimbet kaq shumë t’i hedhësh si pa të keq. Lajmi i mirë është që nuk keni pse ta çoni dëm, duhet thjesht të tregoheni të zhdërvjellët.

Jepjani njerëzve në nevojë!

Jo vetëm që do të ndihesh mirë që ushqimi s’u hodh por do të marrësh frymë më lirisht, duke e ditur se dikush është i ushqyer falë teje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtoni orkestrën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që të tjerët po hanin dhe kërcenin, banda muzikore duhet të mbante shfaqjen gjallë. Është e vështirë t’i bësh të gjitha njëkohësisht, kështu që tregohuni dyfish mirënjohës dhe jepuni çfarë meritojnë!

Merreni me vete dhe ngroheni sërish në shtëpi!

Sigurisht, do merren ushqimet që janë të paprekura, do paketohen dhe kaq. Për disa ditë me radhë në shtëpi u zgjidh çështja e drekës. Mjafton t’i ngrohni dhe kaq.

Dërgojini tek zjarrëfikësit ose policët!

Të dyja palët punojnë deri vonë dhe me orë të zgjatura. Për të mos folur pastaj për vështirësinë e punës. Bëni një telefon për t’i njoftuar dhe pastaj dërgoni dikë që t’ua çoj.

Dërgojani atyre që s’mundën të vinin!

Organizoni një “brunch” me ushqimet e dasmës për të gjithë miqtë që s’mundën të vinin. Më pak shpenzime, dyfish qejf!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?