FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sëmundja e rrallë që ka prekur 9-vjeçaren

Sëmundja që ka prekur këtë vajzë 9-vjeçare është një sëmundje e panjohur, duke i shkaktuar asaj anomali në kokë dhe tru. Truri dhe koka e vajzës janë zmadhuar jashtë çdo norme dhe për këtë mjekët nuk kanë shpjegim. Katie Renfroe, nga Florida nuk mund të ecë apo të flasë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sëmundja e saj është e rrallë dhe mjekët e kanë të vështirë ta identifikojnë duke thënë se mund të marrë emrin e vogëlushes. Mamaja e 9-vjeçares thotë se vajza nuk është diagnostikuar se nga çfarë sëmundje vuan dhe mjekët janë ende duke u përpjekur që ta gjejnë. Sipas saj askush nuk e ka idenë se çfarë e ka shkaktuar zmadhimin e trurit dhe të kokës. 9-vjeçarja ndjek një shkollë për fëmijë me aftësi të kufizuar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?