FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkolla përdor nxënësit si spiunë kundër mësuesve

Një shkollë është duke përdorur nxënësit për të spiunuar mësuesit nëpër ligjërata. Longfield Academy në Darlington të Anglisë, ka kërkuar nga nxënësit që të spiunojnë klasat dhe t’i japin mendimet e tyre anonime te udhëheqësit e shkollës, raporton Daily Mail. Ky veprim i udhëheqësve të shkollës ka nxitur reagime të ashpra te mësuesit, të cilët kanë akuzuar shkollën për shndërrimin e nxënësve në spiunë dhe kanë paralajmëruar se fëmijët nuk e kanë ekspertizën e duhur për të kritikuar ligjëratat. Drejtoresha e shkollës Susan Johnson ka thënë se skema është pjesë e strategjisë për të “festuar suksesin dhe promovuar praktikën e mirë. Skema e “blerësit misterioz” ka të bëjë me individët që në formë anonime përdorin dyqanet dhe restorantet pastaj i tregojnë kompanitë për përvojën e kaluar në to. Skema e “blerësve misterioz” është duke u aplikuar në shkollë, por këtë nuk e kanë pritur mirë mësuesit. “Mendoj se është e tmerrshme. Fëmijët janë dërguar për të na spiunuar. Sapo të dëgjosh fjalën “observim” apo “blerës secret”… tmerroheni”, ka thënë një mësues. Drejtoresha ka thënë se, “kritikat që kemi marrë nga nxënësit kanë qenë shumë pozitive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?