Shoferi i dehur i shkatërron karrierën modeles

Karrieria e modeles është shkatërruar, pasi një shofer i dehur e përplasi atë më makinë. Gjatë aksidentit Sandra Lingle mbeti e dëmtuar në fytyrë. 30-vjeçarja nga Charleston në Karolinën e Jugut, ishte shumë me fat që i mbijetoi kur një shofer i dehur goditi cepin e makinës së saj dhe e përplasi me një shtyllë telefonike. Ajo kaloi tre muaj në spital pas aksidentit dhe iu nënshtrua më shumë se 30 ndërhyrjeve kirurgjikale për të hequr dëmtimet në fytyrën e saj. Kjo ngjarje i shkatërroi karrierën e saj të modelimit dhe e la atë me mendime vetvrasëse. Sandra  ka qëndruar 6 vite e mbyllur në shtëpi dhe tani ka frikë se mund të humbasë dhëmbët e saj. Për këtë arsye ka hapur një faqe për mbledhjen e fondeve për të financuar trajtimin e saj dentar për t’iu rithyer buzëqeshja dhe besimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?