FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtëpia e parë lundruese me materiale të riciklueshme

E kanë quajtur shtëpia e parë lundruese. Kjo shtëpi është ndërtuar nga një arkitekt Italian. E veçanta e saj qëndron në faktin se është ndërtuar e gjitha vetëm me materiale të riciklueshme. Shtëpia, e quajtur Waternest, është ndërtuar nga firma angleze e  ndërtimit, EcoFloLife, dhe arkitekti italian Giancarlo Zema. Ajo është ndërtuar nga 98% materiale të riciklueshme, ka sipërfaqe 92 m2, është 4 metra e lartë dhe me diametër 12 metra.
Ëaternest është ndërtuar me materialet e riciklueshme të drurit dhe aluminit. Shtëpia ka katër çati prej xhami, ballkone dhe është e rrethuar nga xhamat, duke u dhënë mundësi vizitorëve të shohin ambientin jashtë shtëpisë.
Ajo ka gjithashtu panele diellore që do të funksionojnë edhe si çati për shtëpinë, kështu jo vetëm mbron njerëzit nga shiu, por gjatë ditës do të thithë rrezet e diellit dhe do t’i konvertojë ato në energji. Duket një ide interesante që mund ta praktikojmë në të ardhmen, duke qenë se po ndodh ngrohja globale dhe po rritet niveli i ujit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?