Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si u shfaq jeta në Tokë? Dy përgjigjet dhe faktet e rëndësishme që nuk i dinit

Kuriozitete E martë, 14 Shtator 2021 08:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si u shfaq jeta në Tokë? Në mendje, vijnë dy përgjigje të zakonshme. E para është se në një moment, një Zoti vendosi të pezullojë ligjet e fizikës, duke i dhënë jetë një krijese të egër. E dyta, është se ka ndodhur një përplasje e duhur e atomeve miliarda vjet më pare, duke prodhuar një krijesë molekulare, me një aftësi të pashembullt për të riprodhuar veten.

Nëse përgjigjja e pare, nuk arrin të bindë ateistët dhe agnostikët, përgjigjja e dytë ndjehet si një humbje e vogël. Jeta në tokë, ishte një fat ose në varësi të asaj se si e shihni, një aksident mizor. Jeta nuk mund të ekzistojë në ndonjë planet tjetër, por edhe nëse po, atëherë është sërish thjesht një aksident i çuditshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 11 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 17 orësh
Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24

Ose siç është shprehur biologu i madh molekular Zhak Monod në vitin 1971:”Universi nuk ishte shtatzënë me jetën, dhe as biosfera me njeriun”. Por ekziston një mundësi të tretë. Në librin e tij të ri “Krijimi i Universit:Një kuptim i ri mbi Big Bengun, dhe shfaqjen e jetës”, Roi Gulld, një studiues i Qendrës Smithsonian për Astrofizikë në Univesitetin e Harvardit, argumenton se jeta nuk është as mrekulli, dhe as një shmangie, por një pashmangshmëri, shfaqja e të cilës diktohet nga ligjet e natyrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai e përqendron librin e tij rreth një pyetjeje të shtruar nga fizikanti Xhon Arçibald Uiller në vitin 1983. “A është mekanizmi i universit aq i vendosur, dhe që nga fillimi”- pyeti ai “sa të garantojë prodhimin e jetës inteligjente në një kohë të gjatë?”.

Gulld i përgjigjet me po pyetjes së Uiller. Për ta bërë këtë, ai përshkruan historinë e universit, duke e ndalur në çdo hap tek “projektet e mëdha të ndërtimit të universit … që kanë hedhur themelet për jetën”. Rezultati është një sintezë interesante. Ndoshta keni dëgjuar për shembull, se universi po zgjerohet vazhdimisht.

Por, sipas Gulld, ai nuk po zgjerohet nga jashtë si një tullumbace. Përkundrazi, “Universi” i ri është duke u krijuar vazhdimisht, në çdo moment, mes hapësirës dhe materies. Por mënyra përmes së cilës zgjerohet Universi, argumenton ai, ndodh të jetë optimale për shfaqjen e jetës. Për shembull, nëse universi do të ishte zgjeruar më shpejt, yjet do të ishin formuar më ngadalë, dhe hidrogjeni – një përbërës bazë i ujit dhe rrjedhimisht jetës – nuk do të ekzistonte.

Në secilin rast, ju nuk do ta lexoni këtë paragraf; prandaj, “infrastruktura e universit, garantoi që gjërat të funksiononin siç duhet”.

Gulld përshkruan me mjeshtëri momente të tjera në historinë universale, si formimi i yjeve dhe planeteve. Shumë nga këto momente janë madhështore, dhe të vështira për t’u përfytyruar, si shpërthimi i yjeve, që nxjerrin jashtë vetes bërthamat e tyre në të gjithë universin, dhe që duke vepruar nën forcat gravitacionale, bashkohen në yje dhe planetë të rinj.

Ai përshkruan se si në kushte të caktuara, të gjitha yjet do të prodhojnë karbon, atomin bazë të jetës (të paktën siç e njohim). Prandaj:ligjet e natyrës prodhojnë yje, yjet prodhojnë pa ndryshim karbon, karboni është një përbërës i domosdoshëm i jetës, dhe ja ku jemi:ligjet e natyrës çojnë tek shfaqja e jetës.

Ndonjëherë, argumente të tilla mbartin një mjegullnajë tautologjike:sipas përkufizimit, jeta nuk mund të ishte shfaqur në univers, nëse ky i fundit nuk do të siguronte parakushtet për ta bërë këtë. Por në pjesën e fundit të librit, Gulld rikthehet për t’iu përgjigjur pyetjes së Uiller, duke ofruar “provat kryesore, se jeta është në fakt e shkruar në planin e ndërtimit të universit”.

Për shembull, ai vëren që jeta u shfaq shumë më shpejt se sa lindja e planetit:ekzistojnë fosile që janë gati 4 miliardë vite të vjetër, ndërsa Toka ka ekzistuar prej vetëm rreth 4.5 miliardë vjetësh. Kjo shpejtësi sugjeron një prirje të caktuar drejt jetës, ashtu si dhe fakti që mund të gjesh krijesa kudo në planet, madje edhe në cepat e tij më të papërshtatshëm, nga thellësia e oqeaneve tek një burim i nxehtë gjeotermal.

Makineria e jetës, është jashtëzakonisht e qëndrueshme:i njëjti kod gjenetik, ekziston në të gjitha gjallesat, dhe ka mbijetuar për miliarda vjet. Dëshmi të tjera për tezën e tij përfshijnë evolucionin konvergjent, i cili ndodh kur dy lloje zhvillojnë në mënyrë të pavarur disa funksione ose një organ të ngjashëm.

Për shembull, peshqit kanë zhvilluar organe elektrike – të cilat i lejojnë ata të bëjnë veprime zbavitëse, duke filluar nga tronditja e presë së tyre, për shkak se lundron në mjedisin e tyre – në gjashtë ose më shumë raste të veçanta në historinë evolucionare, siç vë në dukje Gulld, që sugjeron një parashikueshmëri të caktuar; krijesa priren të zhvillojnë të njëjtat lloje të përshtatjeve, kur ato përballen me sfida të veçanta mjedisore.

Kur Gulld, flet për origjinën e vetë jetës, libri i tij lë disa gjëra për t’u dëshiruar. Ai u shmanget diskutimit të teorive konkurruese të origjinës së jetës. Dhe favorizon teorinë mbizotëruese, botën e ARN -edhe pse mund të argumentohet se kjo teori bie në kundërshtim me tezën e tij qendrore.

Bota e ARN-së (Acidi Ribonukleik), shpjegohet tipikisht në këtë mënyrë:Ekzistojnë 2 molekula kryesore gjenetike, ARN dhe ADN. Nuk ka gjasa që jeta të ketë filluar me ADN-në, pasi ajo ka nevojë për proteina komplekse për ta ndihmuar atë të shumohet, por proteinat komplekse prodhohen nga ADN-ja.

Ndërkohë ARN, është një molekulë më e gjithanshme. Ajo mund të lëvizë nëpër qeliza si një lajmëtare. Dhe kjo mund të ndihmojë ndërtimin e proteinave. Mund të funksionojë madje edhe si një proteinë, duke katalizuar reagimet kimike, duke përfshirë edhe shumëfishimin e vetë ARN -së.

Ai mund të shërbejë si projekt, arkitekt dhe kontraktues, të gjitha në të njëjtën kohë. Ndoshta, një ditë, në një pellg primordial të mbushur me molekula organike, një molekulë ARN nisi të ketë aftësinë për të kopjuar veten.

Kjo do të ishte një nga gjysmë sekondat më të rëndësishme në historinë e tokës (dhe potencialisht, në univers):çastin që filloi jeta. Evolucioni do të merrte gjërat nga atje, duke u udhëhequr nga kjo fije molekulare e vetme në çdo krijesë në tokë, ku të gjitha ndajnë një kod gjenetik.

Marrë me shkurtime nga New Republic – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 6 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 11 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 28 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 29 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.