Vdes pasi virusi i rrallë i preku trurin gjatë larjes në pishinë

Një i ri në New Jersey ka humbur jetën nga një parazit që preku trurin e tij, me të cilin mund ta ketë kontaktuar gjatë larjes në një pishinë në Teksas. Familja e Fabrizio Stabile thotë se 29-vjeçari u ankua për dhimbje të forta koke më 16 shtator, dhe të nesërmen përfundoi në shtrat në gjendje të rëndë. Stabile u dërgua me urgjencë në një spital në Pleasantville, New Jersey, ku mjekët besuan fillimisht se truri i tij kishte ënjtje dhe simptomat e etheve të shkaktuara nge meningjiti bakterial. Kur gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej, pavarësisht nga trajtimet, mjekët filluan të testojnë për të përcaktuar një shkak tjetër. Katër ditë pas shfaqjes së simptomave fillestare, familja e Stabilit mori lajmin shkatërrues, sipas të cilit i riu ishte prekur nga “Naegleria fowleri”, një amebë jashtëzakonisht e rrallë që prek trurin dhe vret 98 për qind të personave të infektuar. Simptomat e infeksionit nga paraziti shpërthejnë zakonisht midis një dhe nëntë ditë pas kontaktit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?