83 ditë protestë/ Protestuesit ripërsërisin kërkesat: Nga dorëheqja e Ramës tek qeveria teknike

Sonte shënohet 83 ditë protestë përballë Kryeministrisë, dhe protestuesit kanë rilistuar kërkesat. Ata shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama është një kërkesë e panegociueshme.

1-Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

-Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

Swiss Digital Mobile Reklama

– ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

-ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

– kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.

Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

-Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

– Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

– Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?