Agroturizmi ”Hysaj” në Shkodër, Rama: Destinacion që ndërthur traditën, mikpritjen dhe shijet autentike të zonës
Agroturizmi ”Hysaj” po kthehet në një nga shembujt e suksesshëm të zhvillimit të turizmit rural në vend, falë mbështetjes së AZHBR. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo sipërmarrje, duke e cilësuar atë një model të mirë të ndërthurjes së traditës me zhvillimin ekonomik lokal.
”Agroturizëm Hysaj në Shkodër, një destinacion që ndërthur traditën, mikpritjen dhe shijet autentike të zonës, duke sjellë më afër natyrën dhe vlerat e bujqësisë shqiptare”, shkruan Rama. Struktura e agroturizmit përbëhet nga 9 vila prej druri të ndërtuara në stil tradicional, të rrethuara nga një peizazh natyror që ofron qetësi dhe relaks për vizitorët vendas dhe të huaj.
Kjo sipërmarrje siguron punësim për 13 persona, ndërsa ka arritur të tërheqë turistë nga vende të ndryshme si Çekia, Polonia, Gjermania dhe Italia, duke kontribuar në promovimin e turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare. Falë mbështetjes financiare përmes skemës së kredisë së butë me garanci sovrane, agroturizmi “Hysaj” është në proces zgjerimi.
KOHA JONË SONDAZH

