Akuzat nga PD, ministrja Ismaili: Makina e Ramës financohet nga PS dhe përdoret në aktivitete partiake
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me automjetin me të cilin lëviz kryeministri Edi Rama, me vlerë rreth 100 mijë euro.
Ismaili sqaroi se automjeti nuk është në pronësi të kryeministrit, por përdoret me qira dhe shpenzimet mbulohen nga buxheti i PS-së. Sipas saj, makina përdoret edhe gjatë aktiviteteve partiake të Ramës.
“Makina që kryeministri përdor është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS-së. Është një kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak”, deklaroi Ismaili.
Ajo u ndal edhe te specifikat e automjetit, duke theksuar se ato lidhen edhe me çështjet e sigurisë së kryeministrit. Sipas Ismailit, kriteret për automjetin përcaktohen edhe në bazë të vlerësimit të Gardës për nivelin e sigurisë që duhet të ketë kreu i qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

