”Albanian Nights”, eksperienca shqiptare që mahnit turistët e huaj. Rama ndan pamjet
Shqipëria po vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh edhe gjatë ditëve të nxehta të verës. Krahas plazheve dhe peizazheve mesdhetare, vizitorët e huaj po kërkojnë gjithnjë e më shumë të njihen me kulturën, traditat dhe mikpritjen shqiptare.
Një prej aktiviteteve që po u ofron turistëve një përvojë të veçantë është “Albanian Nights”, ku tradita shqiptare përcillet përmes këngëve, valleve popullore, gatimeve tradicionale, sofrës dhe veshjeve karakteristike. Përvojat e tyre kanë marrë vëmendje edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale disa nga përshtypjet e turistëve që kanë marrë pjesë në këto mbrëmje.
“Ishte një përvojë fantastike”, shprehen turistë nga Irlanda dhe Ukraina, duke vlerësuar atmosferën dhe traditën shqiptare. Edhe një turist i ri nga Suedia tregon entuziazmin e tij për mbrëmjen shqiptare: “Do të kërcejmë një valle popullore shqiptare dhe do të dëgjojmë muzikë të mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

