Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo: Sulmi rus goditi pranë rezidencës sonë, shtetasit shqiptarë janë mirë

Ambasadori i Shqipërisë në Ukraine, Ernal Filo, deklaroi se sulmet ruse të mëngjesit të sotëm në Kiev goditën kompleksin rezidencial ku ai banon, duke i cilësuar si “orë tmerri” dhe si sulmin më të rëndë që ka përjetuar kryeqyteti ukrainas që prej hapjes së ambasadës shqiptare vitin e kaluar.

Në një lidhje telefonike për Euronews Albania, ambasadori Filo tha se bëhej fjalë për sulmin më të gjatë në kohë dhe më shkatërruesin në Kiev.

“Që kur kemi hapur ambasadën tonë këtu vitin e kaluar, ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë, më i madhi sa i takon sasisë së dronëve dhe raketave shumë të fuqishme që janë përdorur dhe sulmi më shkatërrues që ka ndodhur ndonjëherë në Kiev”, u shpreh Filo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregoi se, sulmi filloi mbrëmë rreth orës 22:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në orën 04:00 kam qenë në vendstrehim bashkë me banorët e tjerë të godinës, kur u dëgjua një shpërthim i tmerrshëm dhe vumë re eksplozivin që kishte goditur godinën afër nesh, që arriti të depërtonte edhe në vendstrehim. Aq i fuqishëm ishte shpërthimi”, tha ambasadori Filo.

Filo bëri të ditur se ai dhe shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kiev janë mirë dhe jashtë rrezikut.

Lidhur me veprimet që do të ndiqen, ai tha se, “kjo është një gjë që do të diskutohet së brendshmi me ministrinë ndoshta pak ditë sa për t’u qetësuar, sepse vërtet është shumë stresante, por gjithë trupi diplomatik është kështu edhe ne do të qëndrojmë këtu për të dhënë një sinjal të fortë solidariteti që jemi me Ukrainën dhe që ne kurrë nuk do t’i braktisim ata”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?