Balluku: Kemi prurje të kontrollueshme. Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit, funksional

Në mbledhjen e Emergjencave Civile, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se situata energjetike është përmirësuar në disa nga zonat e prekura.

Gjithashtu Balluku tha se autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën, ndërsa nënvizoi se aeroporti i Rinasit ka qenë funksional, po ashtu edhe Porti i Durrësit.

Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA, Aviacioni Civil kanë njoftuar se do ketë reshje edhe sot. Dhe gjatë mesnatës sot presim agravim të reshjeve por kuoatat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën. Kemi angazhim edhe nga bashkitë për të ndihmuar. Fakti që kemi pasur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie në gjithë zonën e jugut ka qenë më e vështirë, por gjithsesi puna ka vazhduar. Theksojmë se në zonat ku ka prezencë ngrice dhe bore drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Aeroporti i Rinasit është funksional, kemi pasur vetëm disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa me reshje e shiut situata është e menaxhuar. Porti i Durrësit është funksional, por sot në Ultësirën perëndimore presim rritje të shpejtësisë së erës çka do ta bëjë të vështire lundrimin”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?