Bardhi: Vlora Hyseni, përzgjedhje personale e Ramës për interesat e Ergys Agasit
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Vlora Hyseni ishte një përzgjedhje personale e tij, e lidhur sipas Bardhit me interesat e Ergys Agasit.
“Vlora Hyseni është përzgjedhje personale e Edi Ramës për të kënaqur interesat e koordinatorit me krimin e organizuar, Ergys Agasi. Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi shtetërore. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Bardhi.
Akuzat janë pjesë e qëndrimit politik të opozitës dhe nuk përbëjnë, në vetvete, një konstatim gjyqësor.

