Befason Florian Binaj: Nuk pranoj të dal në fushatë me Berishën edhe pse më mbështet
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj flet për herë të parë për faktin që ai do të jetë emri që do të ketë opozita në garë, por që nuk do të pranojë asnjë prej tyre në fushatë. Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.
”Nuk kam folur as me Berishën, as me djalin e tij, nuk kam as numrat e tyre. Edhe Lapaj më pyeti o vlla mos është një kamera e fshehtë, se ne do të mbështetim. I thashë të më mbështesni dhe publikisht. Pastaj doli dhe Berisha, përkrahja e tij dhe e gjithë demokratëve, ndryshoi rrjedhën. Nuk do dal në fushatë me të, në asnjë mënyrë. Me asnjë kryetar të asnjë partie opozitare nuk do dal në fushatë. Ata janë mbështetës, nuk janë propozues. Do krijoj një ekip të specializuar për cdo sektor. Bashkia e sotme përdoret si makineri votash për qeverinë, dhe qeveria po ashtu për bashkinë. Ca tepron pastaj mbetet për qytetarët”,-tha Binaj.
I pyetur nga Grida Duma se pse ai është i mirë se kundërshtarja e tij nga kampi i PS-së, Ogerta Manastirliu, ai u përgjigj: ”Besoj se të gjithë ne në fund të ditës nuk jemi ajo çfarë themi por ajo që bëjmë, gjithsekush që na sheh dhe që do votojë, do dijë ta ndajë në peshore”. Nga ana tjetër shtoi se do të dëshironte që të kishte një debat qytetar televiziv me Manastirliun.
KOHA JONË SONDAZH

