Shkrimtari Ben Blushi njofton botimin e romanit të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”. Në një postim, Blushi tregon se kemi një vepër që rrëfen katër shekuj histori, pushtimesh, intrigash dhe transformimesh të kryeqytetit shqiptar. Romani ka mbërritur në shtypshkronjën Onufri dhe pritet të dalë në çdo librari nga data 3 nëntor.
Postimi i plotë
Historitē e Çmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.
Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian.
Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri nē vitin 2000.
Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë sic po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.
Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.
Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Cmendura të Tiranës do jetë nē cdo librari.
