FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha, Ramës: Bëhu burrë dhe eja në gjyq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, në një prononcim për mediat foli për çështjen “Partizani”, ku dëshmitar do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Berisha e quajti këtë gjyq “përballja e shekullit”.

“Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?