Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 09:43 Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me caktimin e datës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj në Fier
  • Protesta opozitare
  • Zhdukja e Martinajt
  • Votimi në Kuvend
  • Vrasja e Arlindës
  • Aksidenti në Spanjë
  • Protesta në Francë
  • Grevë e përgjithshme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh

Lajme E premte, 30 Tetor 2026 09:43
Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në një letër drejtuar kreut të shtetit, Blushi e cilëson të papërshtatshëm këtë takim, duke argumentuar se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale.

Letra e Tedi Blushit për Presidentin Bajram Begaj:

I nderuar President!

U njoha me ftesën tuaj, por e konsideroj të papërshtatshme pjesëmarrjen në një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në një moment kur protesta dhe kërkesat legjitime të studentëve dhe gjimnazistëve janë kryeagjenda e Shqipërisë.

Ky konsultim formal bëhet edhe më i papranueshëm, veçanërisht, pas dhunës shtetërore barbare, gjakosjes dhe terrorizimit, si dhe rrëmbimeve e arrestimeve arbitrare dhe të paligjshme të studentëve dhe protestuesve. Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore, ndërsa dhuna ndaj të rinjve dhe represioni ndaj pluralizmit politik e bëjnë të domosdoshëm reagimin e institucioneve kushtetuese.

Përballë kësaj emergjence kushtetuese dhe kombëtare, përgjegjësia е institucionit të Presidentit të Republikës nuk mund të kufizohet në konsultime formale, por duhet të përqëndrohet në qëndrime të qarta, akte dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Fatkeqësisht, institucioni i Presidentit të Republikës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues, veçanërisht përballë dhunës shtetërore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Në këto rrethana, një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është totalisht i pavend dhe i padobishëm.

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Zgjedhjet lokake, Presidenti Begaj pret sot partitë për datën. Opozita bojkoton

Para 43 minutash
Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Studentët vijojnë të refuzojnë, sofra e dialogut edhe sot para Kryeministrisë

Para 55 minutash
Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Sulo: Njerëzit nuk dolën në shesh për vaj dhe makarona…

Para 11 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që pritet prej jush është të përmbushni detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e shndërruar këtë përgjegjësi në një procedurë formale, që mund të përdoret për qëllime propagandistike nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës. Për këto arsye, ju bëj me dije se nuk do të marr pjesë në një konsultim formal me ju, të shkëputur nga urgjenca kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për data zgjedhjesh
Para 16 minutash

Blushi letër Presidentit: Jemi në krizë të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale për dat...

Barcelona gati të largoje 3 yje për të transferuar Harry Kane
Para 21 minutash

Barcelona gati të largoje 3 yje për të transferuar Harry Kane

Milan dhe Inter zbulojnë projektin e stadiumit të ri, “Generali Stadium” do të ketë 71.500 vende
Para 35 minutash

Milan dhe Inter zbulojnë projektin e stadiumit të ri, “Generali Stadium” do të ketë 71.500 vende

Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe Ukrainën
Para 37 minutash

Skandal në Pentagon! Shkarkohet gjenerali amerikan, dyshohet se nxori sekrete ushtarake për Iranin dhe...

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 11 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 12 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 12 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 11 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.