Bujtina ”Xhaferri” në Skrapar, Rama poston fotot: Model i agroturizmit të lidhur me natyrën dhe traditën
Agroturizmet po shndërrohen në një nga motorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe turistik në vend, duke gjeneruar të ardhura, vende pune dhe duke nxitur turizmin gjatë gjithë vitit në zonat rurale.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bujtina “Xhaferri”, e cila ndodhet në fshatin Mollas të Skraparit, duke e cilësuar “si një sipërmarrje agroturistike” që ndërthur natyrën, prodhimet vendase dhe traditën. Rama thekson se bujtina bashkëpunon me rreth 10 familje fermere të zones dhe përmes prodhimeve të fermës së saj, bujtina sjell në tryezë produkte të freskëta vendase.
”Bujtina “Xhaferri”, në fshatin Mollas, Skrapar, është një sipërmarrje agroturistike e rrethuar nga natyra. Në bashkëpunim me rreth 10 familje fermere dhe përmes prodhimeve të fermës së saj, bujtina sjell në tryezë produkte të freskëta vendase. E njohur edhe për parkun me rreth 150 koshere bletësh, ajo u ofron vizitorëve një përvojë autentike me natyrën, bletarinë dhe traditat e zonës”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

