Delegacioni i BE-së reagon pas protestës së opozitës në Tiranë: Shqetësim për dhunën dhe thirrje për vetëpërmbajtje
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësim për aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit.
Në një postim të publikuar në platformën X, Delegacioni thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve.
The EU Delegation recalls that the right to peaceful assembly is a fundamental pillar of any democratic society. It must be exercised responsibly, in full respect of the rule of law and the safety of all individuals.
In this context, the EU Delegation expresses concern over…
— EU in Albania (@EUinAlbania) March 1, 2026
“Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish”, thuhet në reagim, duke iu referuar edhe përdorimit të mjeteve shpërthyese artizanale, përfshirë kokteje molotovi, në disa zona të kryeqytetit.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë në vend që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve. Në deklaratë theksohet gjithashtu mbështetja për angazhim konstruktiv në funksion të reformave kyçe, në kuadër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Reagimi i Delegacionit vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa zhvillimet e fundit kanë rikthyer vëmendjen mbi balancën mes ushtrimit të të drejtës për protestë dhe ruajtjes së rendit publik.
Albert Vataj
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11205

