Delegacioni i BE: Solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë, sulmi na kujton brutalitetin e luftës së paprovokuar

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar sot pas sulmeve të mbrëmshêm të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij”, theksohet në reagimin zyrtar publikuar në rrjetet sociale.

Degacioni i BE-së shprehet se “ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, përfundon reagimi zyrtar i BE në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?