Dha dorëheqjen si ministre, mesazhi i Ramës për Evis Salën: Do të vijojë të jetë një ndihmë e çmuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për profesoren Evis Salën, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeveri gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e ministres së Shëndetësisë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka falënderuar Salën për angazhimin e saj në programin e ri të reformave në shëndetësi, ndërsa ka bërë të ditur se ajo do të vijojë të japë kontributin e saj edhe në të ardhmen, paralelisht me angazhimin ndërkombëtar.

”Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?