Durrësi ndez dritat e festave, nis atmosfera e dhjetorit, Rama poston videon magjike

Në qytetin bregdetar të Durrësit janë ndezur dritat e festave të fundvitit, duke sjellë atmosferën magjike në këtë ditë të parë të dhjetorit. Rrugët dhe sheshet kryesore janë zbukuruar me dekorime festive, ndërsa bredhi i madh i Krishtlindjeve është vendosur në qendër të qytetit, duke u kthyer në një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Durrësi i ndriçuar, ku shfaqet dekorimi festiv që ka veshur qytetin në prag të festave të fundvitit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dallojnë dritat shumëngjyrëshe, pema e Krishtlindjeve dhe atmosfera festive që ka përfshirë sheshin qendror të qytetit bregdetar. Vezullimi i dritave dhe zbukurimet e shumta kanë sjellë magjinë e dhjetorit, e cila tashmë ndihet fuqishëm në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?