Ekipet sportive në shkolla, Rama poston pamjet: Mbi 10 mijë nxënës dhe 650 shahistë të vegjël në edicionin e katërt
Atmosferë festive dhe emocione të forta kanë shoqëruar finalet e kampionatit kombëtar të edicionit të katërt të programit “Ekipe Sportive në Shkolla”, që këtë vit mblodhi mbi 10 mijë nxënës nga e gjithë vendi.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se risia e këtij edicioni ishte përfshirja për herë të parë e shahut si disiplinë sportive në kuadër të programit, ku iu bashkuan garës edhe 650 shahistë të vegjël.
“Një moment emocionues që finalizon suksesin e këtij programi përmes punës, disiplinës dhe talentit të mbi 10 mijë nxënësve që janë pjesë e tij. Për herë të parë këtë vit, ekipeve u bashkohen edhe 650 shahistë të vegjël si disiplina më e re që u shtohet ekipeve”, u shpreh Rama.
Programi “Ekipe Sportive në Shkolla” vijon të zgjerohet nga viti në vit, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e nxënësve në aktivitete sportive dhe edukative, si edhe duke nxitur frymën e konkurrencës së ndershme dhe bashkëpunimit.
KOHA JONË SONDAZH

