FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fituesit e çmimit ‘Nobel’ bëjnë parashikimin e frikshëm: Ja si do të marrë fund njerëzimi

Rreth 50 fitues të Çmimit Nobel, që përfaqësojnë një të katërtën e fituesve nga Kimia, Fizika, Fiziologjisë, Mjekësia dhe Ekonimia, kanë marrë pjesë në një sondazh të Arsimit të Lartë, në të cilin kanë dhënë teoritë e tyre mbi përfundimin e njerëzimit.

Pak a shumë një e treta e tyre besojnë se mbipopullimi dhe degradimi i mjedisit do të jenë kërcënim i madh për njerëzimin.

Përderisa popullsia e botës po rritet me shpejtësi, ekspertët besojnë se kjo do të ketë një efekt të dëmshëm në mjedis, pasi kërkesat në rritje për ushqim do të jenë të paqëndrushme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Times High Education, njëri nga ta tha se ‘ndryshimi i kilmës, sigurimi i ujit të freksët për popullsinë në rritje, do të jenë ndër problemet më të mëdha me të cilat do të përballet njerëzimi’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre shkenca është e nevojshmë për të adresuar këto probleme dhe gjithashtu të edukojë publikun për të krijuar vullnet politik mbi zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ata shtojnë se kërcënim tjetër është lufta bërthamore, ku rreth 23 për qind e të të anketuarve besojnë se bota do të përfundojë në nga një luftë katastrofike.

Vetëm 8 për qind e tyre besojnë se njerzimi mund të shfaroset nga sëmundjet ngjitëse. /Arbëreshët.info.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?