FOTO/ Rikthehet tensioni në protestë, protestuesit bllokojnë daljen e Ramës nga Kryeministria

Pas javëve shumë të qeta, shtatori ka rindezur protestën, ku tensionet janë rikthyer gjatë tubimit që po mbahet para Kryeministrisë në këtë ditë të 94-tër, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë grumbulluar në zonën anash Kryeministrisë, duke bllokuar hyrjen dhe duke krijuar një situatë të tensionuar.

”Edi Rama, dil në bulevard”, është thirrja e protestuesve drejtuar kryeministrit, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës. Situata është shoqëruar me një prani të shtuar të forcave të policisë, të cilat kanë vendosur kordonë sigurie përreth godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar. Situata mbetet në zhvillim. Në ambientet përpara Kryeministrisë janë vendosur edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po monitorojnë situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?