FOTO/ Shkolla ”22 Tetori” me standarde moderne, Rama: Është konceptuar edhe si qendër komunitare për qytetin e Beratit

”Shkolla 22 Tetori” në Berat, është tashmë gati të mirëpresë rreth 500 nxënës në një mjedis të ri, modern dhe plotësisht funksional, duke sjellë një standard të ri në arsimin parauniversitar në qytet. Teksa ka postuar foto të shkollës, kryeministri Edi Rama, shkruan se ky institucion nuk është thjesht një ndërtesë e re shkollore, por një qendër komunitare e hapur për qytetin. Hapësirat e saj janë menduar të shërbejnë edhe pas orarit mësimor, duke u bërë një vend takimi për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin e gjerë.

Postimi i plotë

Shkolla “22 Tetori”, Berat është gati dhe do të mirëprese në një hapësirë dinjitoze, moderne dhe funksionale rreth 500 nxënës të arsimit 9-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klasa me standarde bashkëkohore, laboratorë modernë, mjedise “smartlab”, si edhe ambiente sportive brenda dhe jashtë shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se një godinë e re shkolla “22 Tetori” është konceptuar si një qendër komunitare për qytetin, me hapësira të dedikuara për artin dhe zejet, ku pas orarit të mësimit mund të bashkohen nxënës, mësues, prindër dhe i gjithë komuniteti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?