
Momente të forta tensioni janë regjistruar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar përpara Kryeministrisë.
Situata është përshkallëzuar pas përplasjeve mes qytetarëve dhe forcave të rendit, ndërsa në zonë është përdorur edhe autoboti i ujit.
Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, re të dendura gazi lotsjellës kanë mbuluar hapësirën ku ndodheshin protestuesit, duke vështirësuar qëndrimin e tyre në zonë.


