GJKKO ndalon telefonat në sallë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Bojkotojmë seancat

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka dalë me vendimin për bojkot të seancave gjyqësore nga data e sotme, deri në pezullimin e rregullores së Gjykatës së Posaçme, e cila ndalon përdorimin e celularit.

“Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të rregullores së Gjykatës së Posaçme“, tha kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, teksa sipas tyte bojkoti nuk do zbatohet vetëm për masat e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo praktikë është kundërshtuar nga palët e prekura nga këto masa kufizuese, ndaj kanë kërkuar rishikimin e saj, pasi e cilësojnë si pengim të punës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?