Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

Elisa Spiropali e propozuar për ministre të Jashtme, ka reaguar për gjyqin që ka nisur në Hagë, ku po dëshmon pala mbrojtëse e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte. Spiropali shprehet se drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Për të çdo ekuivalencë mes akuzave të fajësisë dhe lirisë do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën.

”Në Hagë nisën sot dëshmitë e mbrojtjes për çlirimtarët e Kosovës, të gjendur prej kohësh në pritjen e pafund dhe të pamerituar. Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë.

Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?