“Hajdeni se po na digjen fëmijët brenda”, Karamuço zbulon telefonatën e qytetarit në momentin e zjarrit
I ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se telefonata e parë për zjarrin ka ardhur nga Bashkia e Kamzës, ku një person i ka thënë: ‘Eja se po na digjen fëmijët brenda’.
Sakaq, Karamuço kritikoi infrastrukturën dhe mjetet që duhet të kenë zjarrfikësit në situata të tilla. Ai gjithashtu bëri thirrje që Bashkia e Tiranës të investojë në blerjen e dronëve, të cilët sipas tij mundësojnë dërgimin e ujit deri në 60 kate, për të shmangur të gjitha problematikat e tjera.
“Këto situata janë për turp. Kanë qeshur ekspertët kur kanë parë në qiejt e Tiranës helikopter me një kovë uji që do shuante paretën e një pallati.
Zjarrfikëset kanë shkallë deri në 5 kate, dhe çdo gjë tjetër mbi pesë kate digjet, bëhet shkrumb. Dhe telefonata e parë ka qenë me bashkinë e Kamzës që jep pallate deri në 9 kate dhe ka shkallë deri në 9 kate, dhe i thanë hajde se po më digjen fëmijët brenda. Bashkia Kamëz ka dërguar edhe shkallët 9-katëshe dhe ujin nga Liqeni i Paskuqanit.
Ja kështu menaxhohet situata në Tiranë. Bashkia e Tiranës të shkojë të blejë dronë që janë 35 mijë euro, 40 mijë euro dronët kinezë që i ka gjithë Evropa, që ngjiten deri në 60 kate dhe çojnë tubacionin me ujë që shuajnë flakët, se ndryshe do të digjej populli brenda.
Kjo nuk bëhet me ndihmë njerëzore, ka solidaritet, po kjo nuk është e gjitha, duhet teknikë aty.
Kemi një pallat tjetër tek Shushica që ka bombola, janë 50 banorë që thonë hiqini se do na shpërthejnë. Ato paretet që marrin flakë ashtu duhet të duronin flakën në 1000 gradë”, u shpreh ai.

KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10473

